Site icon Telegrafi

IDF-ja izraelite vret 20 militantë të Hamasit gjatë operacionit për marrjen nën kontroll të pjesës kufitare të Gazës

Forcat izraelite kanë marrë kontrollin e pjesës së Gazës të kalimit kufitar Rafah.

Kjo është konfirmuar nga vetë IDF-ja izraelite për një operacion të realizuar gjatë natës në atë, ku raportohet se trupat e tyre kanë hyrë në Gaza rreth 3.5 kilometra, transmeton Telegrafi.

IDF tha se brigada 401 Givati kreu operacionin duke arritur të kalojnë dhe marrin nën kontroll rrugën kryesore Salah al Din.

Megjithatë gjatë këtij operacioni, izraelitët thonë se kanë vrarë 20 militantë të Hamasit dhe se kanë lokalizuar tre tunele që i përdori Hamasi.

Aktiviteti aktual brenda vetë qytetit, u përshkrua si një “operacion antiterrorist shumë i saktë dhe i kufizuar në hapësirë… brenda zonave specifike brenda Rafahut lindor”.

Kalimi Kerem Shalom është gjithashtu i mbyllur për “arsye sigurie”, tha IDF, duke shtuar se do të punojë për ta rihapur atë së shpejti. /Telegrafi/

 

Exit mobile version