Telegrafi

IDF-ja izraelite thotë “se nuk është përgjegjëse” për sulmin mbi konvojin me civilët palestinezë në Gazë

Sulmi ajror mbi civilët që po iknin nga veriu i Gazës nuk është kryer nga Izraeli, ka bërë të ditur zëdhënësi i forcave mbrojtëse të Izraelitet, koloneli Peter Lerner.

Duke folur për Sky News, ai tha se është i brengosur për pengjet e marrë nga Hamasi dhe  se janë “duke punuar” për të identifikuar trupat e gjetur në terren, transmeton Telegrafi.

Hamasi tha se 70 persona, përfshirë gra e fëmijë janë vrarë në sulmin e konvojit derisa po tentonin të iknin nga Gaza.

I pyetur për konvojin me civilë nga veriu dhe jugu në Gazë, koloneli Lerner pretendon se Izraeli nuk është përgjegjës për sulmin.

Lexo po ashtu "Baba, më qëlluan, më ndihmo" - izraelitja që u sulmua nga Hamasi thirri të atin me të cilin nuk kishte folur për gjashtë vjet

“Pas një analize të bërë nuk janë kryer sulme nga IDF-ja, dhe duket se Hamasi kishte vendosur pengesa në rrugë”, shtoi ai.

Madje Lerner pretendon se që nga “fillimi e ka ditur se IDF-ja nuk e ka kryer sulmin ajror”.

I pyetur për vdekje e gazetarit të Reuters, Issam Abdallah, që u vra pasi një raketë goditi Libanin, ai shtoi: “është një zonë konflikti dhe është shumë e rrezikshme. /Telegrafi/