Telegrafi

IDF-ja izraelite publikon pamje nga luftimet me Hamasin në spital, pretendojnë se militantët ‘maskoheshin’ në mesin e civilëve

Militantët e Hamasit duke bartur raketahedhës, janë përfshirë në luftime të ashpra me trupat e IDF-së izraelite në spitalin e Gazës.

Kështu të paktën pretendojnë nga Izraeli, derisa forcat e Tel Avivit po vazhdojnë të rrethojnë spitalin, brenda të cilit besohet se po fshihen militantët e Hamasit që po e shfrytëzojnë si shtab, transmeton Telegrafi.

E derisa luftimet deri më tani në masë të madhe ishin koncentruar rreth Al Shifa spitalit më të madh në Gazë, forcat mbrojtëse të Izraelit kanë publikuar këtë mbrëmje pamje me të cilat pretendojnë se shfaqin militantët e Hamasit me raketahedhës jashtë spitalit tjetër në territorin al-Quds.

Lexo po ashtu Flamujt e OKB-së në gjysmë shtizë në kujtim të stafit të vrarë në Gaza

IDF-ja ka njoftuar se trupat e saj janë qëlluar nga hyrja e spitalit, ku militantët e Hamasit ishin ‘maskuar’ në mesin e civilëve.

“Raketahedhës dhe armë tjera ishin drejtuar kah ushtarët tanë – pra nga spitali al Quds në qytetin e Gazës”, u tha në kumtesën e IDF-së. /Telegrafi/