Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë njoftuar se kanë goditur pozicionet e ushtrisë siriane, si kundërpërgjigje ndaj raketave të shkrepura në veri të Izraelit.
“Disa raketa janë shkrepur nga Siria, ku disa prej tyre kanë kaluar kufirin dhe kanë rënë në fusha në rajonin Golan. Artileria ka eliminuar burimin e këtij zjarri, kurse tanket sulmuan pozicionet e ushtrisë siriane”, thuhet në kumtesën e IDF-së, transmeton Telegrafi.
Ushtria izraelite publikoi edhe videon, në të cilin pretendohet se shfaqet momenti kur predha bie në një kullë vrojtuese të ushtrisë siriane në jug të këtij vendi.
IDF-ja ka njoftuar se disa raketa ishin shkrepur edhe nga Libani në Kiryat Shmon. E aeroplanët izraelitë një ditë më parë shënjestruan në afërsi të kryeqytetit sirian – Damask, duke hedhur gjashtë bomba.
Gjithashtu është bërë e ditur se mbrojtja kundërajrore e ushtrisë izraelite ka shkatërruar disa raketa që ishin lansuar në drejtim të Izraelit dhe se dy ushtarë sirianë janë lënduar. /Telegrafi/
The IDF says it struck a Syrian Army outpost in southern Syria in response to rocket fire at northern Israel earlier.
Several rockets were fired from Syria, some of which crossed the border and landed in open areas in the Golan Heights.
The IDF says it shelled the source of… pic.twitter.com/Jp0Zc9q2hA
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) December 18, 2023