Izraeli ushtarëve të vet në Gaza u ka dërguar me parashuta shtatë tonelata ujë, kanë njoftuar nga IDF-ja duke publikuar edhe pamjet e këtij aksioni.
“Me parashuta i kemi pajisur me shtatë tonelata ujë ushtarët tanë në qytetin Khan Younis. Sistemi i furnizimit është një sistem operacional i avancuar që mundëson dërgimin e pajisjeve në forcat tokësore nëpërmjet parashutës dhe me përdorimin e navigimit preciz”, ka shkruar IDF-ja në Telegram.
“Ky është përdorimi i parë i tillë operacional i sistemit që nga Lufta e Dytë e Libanit. Ne përdorëm aeroplanin e ngarkesave Shimshon për dërgesë,” shton ai.
Në anën tjetër në Rripin e Gazës edhe sot kanë vazhduar luftimet e ashpra mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite.
E ministria palestineze e Shëndetësisë në Gazë, ka njoftuar se nga fillimi i kësaj lufte, nga sulmet izraelite janë vrarë 18.205 palestinezë. /Telegrafi/
כ-7 טון תספוק לוגיסטי הוצנחו מהאוויר למאות לוחמי עוצבת הקומנדו בחאן יונס באמצעות הצנחת האפסניה המבצעית הראשונה מאז מלחמת לבנון השנייה.
לכל הפרטים: https://t.co/pAPhPAD8M8 pic.twitter.com/2wfGlJ5889
— דובר צה״ל דניאל הגרי – Daniel Hagari (@IDFSpokesperson) December 11, 2023