Site icon Telegrafi

Identiteti “i zi” i Ledri Vulës

Lidhja e Ledri Vulës me Adela Sollakun është rikthyer në fokus të medias rozë.

Kjo pasi reperi kishte folur rreth kësaj marrëdhënie duke e përshkruar si madhështore, transmeton Telegrafi.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat shqiptare, Ledri ka zbuluar edhe arsyen pse gjithmonë paraqitet me të zeza.

“Veshjet e zeza janë si identitet i imi, pra janë veshjet e mia të preferuara, megjithatë jo domosdoshmërisht të zeza”, ka thënë ai, duke shtuar se “është ndjenjë e mirë” që është ndër meshkujt më të preferuar shqiptarë.

Ndryshe projekti i tij i fundit “SRMN” ka arritur një pëlqyeshmëri të madhe. /Telegrafi/



Exit mobile version