Site icon Telegrafi

Identifikohet shqiptari që u gjet i masakruar në Greqi

Identifikohet shqiptari  i cili u gjet i vdekur në zonën e Gluki në veri të Greqisë, pranë Igumenicës, ndërsa mediat e shtetit helen flasin për një krim makabër. Ai është 26- vjeçari shqiptar Bledar Tërpollari, nga fshati Potom i Skraparit. Mësohet se i riu është fëmija i katërt i familjes Tërpollari.

Trupi i pajetë i tij është gjetur nga fermerë të zonës dhe sipas policisë i është prerë koka. Më pas trupi  është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore në qytetin e Selanikut.

Dyshimet paraprake janë se vrasja mund të ketë ndodhur për prishje të pazareve të drogës.

Mediat flasin se i riu shqiptar ka një të kaluar kriminale, madje ai është larguar nga Shqipëria për t’i shpëtuar burgut. 26-vjeçari në disa pjesë të trupit të tij ka tatuazhe.

Ndërkohë policia greke ka marrë në pyetje disa shqiptarë të zonës. Ai kishte dy muaj që jetonte në këtë zonë, ndërsa edhe në të kaluarën kishte punuar në Greqi./tvklan.al/

Exit mobile version