Gabrielle Canales është e reja, që shikoi në kamerë dhe vodhi bakshishin e Mohammed H. Bhuiya, derisa po udhëtonte në New York.
Veprimi i 18-vjeçares nuk është pëlqyer aspak, duke e kritikuar pa fund në rrjetin social, për sjelljen e pa shpirt, transmeton Telegrafi.
Por, asaj duket se nuk i ka lënë përshtypje, duke postuar një imazh të ri në Instagram, ku tregonte linjat e saj para pasqyrës.
Adoleshentja pretendon se i ka marrë vetëm pesë dollarë, të cilat ia ka kthyer sërish taksistit.
Megjithëse u kritikua, imazhet morën shumë pëlqime për shkak të dukjes së saj. /Telegrafi/