Telegrafi

Identifikohet autori i të shtënave pranë Kongresit

ABC News dhe NBC News, raportojnë se policia ka identifikuar autorin e të shtënave pranë Kongresit, i cili sipas një raporti fillestar quhet Larry Daëson nga Tennesse.

Kjo nuk është hera e parë që Dawson ka bërë një veprim të pamatur, pasi kohë më parë ishte futur në Dhomën e Përfaqësuesve duke bërtitur se është “Profeti i Zotit”, transmeton Telegrafi.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Dawson ishte arrestuar nga policia për hyrje të paautorizuar në Capitol Hill. /Telegrafi/