Autoritetet franceze kanë identifikuar zyrtarisht autorin e sulmit tragjik në Nice të Francës, ku humbën jetën 84 persona.
Ai është franko-tuniziani Mohamed Lahouaiej Bouhlel.
Sipas mediave franceze, autori që u vra nga Policia është i moshës 31-vjeçare.
Ai është rezident në Nicë dhe kamionin kishte vetëm pak ditë që e kishte marrë dhe regjistruar tek autoritetet.
Bouhlel rezulton se është person me të shkuar kriminale. Ai është akuzuar për disa sulme me armë, por kurrë nuk është gjendur një lidhje mes tij dhe ekstremistëve të ISIS.
Policia franceze ka bastisur ditën e sotme në mëngjes shtëpinë e tij, për të zbuluar për lidhje të mundshme me terroristët apo edhe për bashkëpunëtorë. /albeu.com/