Telegrafi

Identifikohet autori i vrasjes në lokalin në Kavajë

Habib Rexha, 31 vjeç është autori i dyshuar i vrasjes së Arjan Gosës pasditen e sotme në një lokal në Durrës.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 10000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

Ngjarja e rëndë që tronditi Kavajën ndodhit rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë.

Gosa ishte me të atin e po pinte kafe në një lokal, në momentin që Rexha ka shkuar dhe e ka qëlluar me plumb në kokë Arjanin.

Lexo po ashtu Fotoja e viktimës në lokal, u qëllua teksa pinte kafe me babain

Më pas mësohet se 31-vjeçari është larguar me këmbë nga vendi i ngjarjes.

Pista kryesore është ajo e hakmarrjes për ngjarjen e ndodhur në mars ku mbeti i vrasë vëllai i viktimës dhe Altin Rexha.

Armand Edmond Gosa humbi jetën në 29 Mars 2023 në Kavajë pasi u konfliktua me Altin Rexhën, ku edhe ky i fundit mbeti i vrarë. Gosa e goditi me thikë, ndërsa Rexha e qëlloi me armë. Si pasojë e plagëve që i shkaktuan njëri-tjetrit, të dy humbën jetën.