Site icon Telegrafi

Identifikohen dhe shkatërrohen tri parcela me kanabis në Malishevë

Ilustrim

Njësitë e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) nga Gjakova kanë zbuluar dhe shkatërruar tri parcela të mbjella me 1757 fije kanabis.

Aksioni është realizuar në orët e para të mëngjesit të 21 shtatorit në një zonë të Malishevës, ku pas verifikimit dhe dokumentimit të rastit, bimët janë shkatërruar në vend-ngjarje.

Policia njofton se hetimet janë duke vazhduar për të identifikuar personat përgjegjës për këtë veprimtari të paligjshme.

Organet e hetuesisë janë angazhuar maksimalisht për të luftuar kultivimin dhe shpërndarjen e substancave narkotike në mbarë vendin. /Telegrafi/

Exit mobile version