Sipas anketës debatuese të publikuar nga Instituti për Politikë Evropiane (IPE), emri dhe identiteti ndikojnë fuqishëm në perceptimin e qytetarëve për anëtarësimin në BE.
Anketa është realizuar në peirudhën nga 1 e deri më 7 nëntor, 2017, ku janë përfshirë 1.200 persona, si edhe 150 persona tjerë, të anketuar më datë 18 dhe 19 nëntor, 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Anketa është kryer para, dhe pas debatit. Para debatit, 30% e kundërshtuan integrimin në BE për shkak të indenitetit kombëtar, e pas debatit përqindja pësoi rënie në 19,9%.
Rezultatet kanë treguar se para debatit, 28% e kanë mbështetur anëtarësimin, kurse pas debatit përqindja u rrit në 40,9%.
Para debatit 31,4% ishin kundër ndryshimit të emrit kushtetues të vendit, e pas debatit përqindja ishte 32,9%.
Në përfundim të anketës debatuese, 63,7% u shprehën për anëtarësim në BE, kundrejt 52,2% para anketës debatuese./Telegrafi/