Telegrafi

Ideja e shkëmbimit mes Mbappe dhe Salah rikthehet në skenë pasi francezi ka kërkuar largimin nga PSG

PSG është e hapur për të diskutuar një shkëmbim me Liverpoolin për Kylian Mbappe, pasi francezëve iu pëlqen Mohamed Salah.

Është zbuluar këtë javë se Mbappe dëshiron të largohet nga PSG në janar – por parisienët nuk do ta konsiderojnë shitjen e tij te Real Madrid.

Në vend të kësaj, PSG -ja është e hapur për të bërë biznes me Liverpoolin që do ta përfshinte Mohamed Salahun në shkëmbim.

Ismael Mahmoud, një gazetar egjiptian i El Balad, e ka konfirmuar lajmin për shkëmbim.

“Ideja e PSG është të shesë Mbappe te Liverpool dhe të marrë Mo Salah në vend të tij. PSG ka një interes afatgjatë për Salah, dhe ai është objektivi kryesor si zëvendësues i Mbappes”, ka shkruar ai në mediat sociale.

Liverpooli ishte i interesuar për Mbappen në afatin kalimtar të kaluar, ku edhe vet lojtari e pranoi që kishte ofertë nga një klub i Ligës Premier. /Telegrafi/