Stefano Pioli mund të bëjë ndryshime në formacionin e Interit.
Tekniku zikaltër kërkon të korrigjojë gabimet që u shfaqën në ndeshjen kundër Napolit në “San Paolo”.
Pioli mendohet se do të aplikojë formacionin 4-4-1-1, ku Ivan Perisic do të qëndronte pas qendërsulmuesit Mauro Icardit.
Në mesfushë Joao Mario pritet të kalojë në të majtë, Candreva në të djathtë dhe surpriza në mesin e fushës.
Brozovic bashkë me Mirandan në qendër. Kjo do të thoshte se Rannochia dhe Murillo do të pozicionoheshin në qendër të mbrojtjes. /Telegrafi/