Site icon Telegrafi

Ideatori më i mirë për linjën e re të xhinseve të Dua Lipës, do të fitojë mundësinë ta shoqërojë këngëtaren më 3 shtator në Londër

Dua Lipa (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Përveç muzikës, artistja e njohur shqiptare me nam botëror, Dua Lipa, së fundmi ka nisur të jetë shumë aktive edhe në fushën e modës.

Teksa bëri të ditur muaj më parë se ajo ka nisur një marrëveshje të re bashkëpunimi me gjigantin “Pepe Jeans”, Dua tashmë ka bërë të ditur edhe një tjetër lajm të rëndësishëm për fansat.

Në një video të publikuar në Instagram, këngëtarja shqiptare ka zbuluar aktivitetet përgatitore për linjën e saj të re të xhinseve, ndërsa ka shpallur një konkurs për dizajnimin më të mirë të xhinseve.

Dua Lipa (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Fituesi do të ketë një shans të mirë, kjo pasi atij do t’i mundësohet që ta shoqërojë Duan në eventin e premierës së linjës, në Londër më 3 shtator.

“Fitoni një shans për të qenë pjesë e ngjarjes sime të veçantë në Londër. Përpara bashkëpunimit tim të parë me Pepe Jeans, unë do të doja që ju të krijonit dhe të rregullonit një pjesë të xhinseve – do të përzgjedhja fituesin që fiton mundësinë për të festuar me mua në Londër më 3 shtator”, ka shkruar Dua Lipa.

Detajet e këtij konkursi janë publikuar në faqen zyrtare të Pepe Jeans, ndërsa do të jetë i hapur deri më 11 gusht.

Dua përndryshe është mjaft e familjarizuar me modën, kjo pasi karrierën fillimisht e ka nisur si modele, dhe më pas si këngëtare. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version