Telegrafi

Ide tjetër për largimin e anijes që bllokoi Kanalin e Suezit

Procesi rraskapitës i përpjekjes për të zhbllokuar anijen me madhësi të rrokaqiellit të mbërthyer në Kanalin Suez të Egjiptit po vazhdon, me dy rimorkiatorë të tjerë të thirrur të tundin anijen të dielën dhe përgatitjet në vazhdim për të filluar heqjen e kontejnerëve të saj.

“Ever Given”, një nga anijet më të mëdha të ngarkesave në botë, ka mbetur e bllokuar në kanal që nga e marta, duke ndikuar në trafikun përmes rrugës jetike të tregtisë. Më shumë se 300 anije mallrash janë duke pritur aktualisht në zonë duke shpresuar të jenë në gjendje të kalojnë përmes kanalit, raporton newsweek.

Lexo po ashtu Tri mënyrat me të cilat do të tentohet të zhbllokohet Kanali i Suezit

Presidenti egjiptian, Abdel Fatah al-Sissi ka urdhëruar zyrtarët të përgatiten për heqjen e 18 mijë kontejnerëve të ngarkuar në anije, një proces i cili mund të zgjasë disa ditë.

“Shkëlqesia e tij ka urdhëruar që ne të mos presim dështimin e skenarëve të parë dhe të dytë për të filluar të mendojmë për zbatimin e një të treti”, tha gjenerallejtënant Osama Rabie, kryetar i Autoritetit të Kanalit të Suezit.

Anija kontejner po shkonte në drejtim të veriut përmes kanalit ku do ankorohej në Roterdam, Holandë. /Telegrafi/