Marrëveshja e bashkëpunimit në vlerë 100,000 euro e nënshkruar nga Drejtori Ekzekutiv i ICK-së, Uranik Begu dhe Astrit Leti, Drejtor i zyrës së Tive në Kosovë ka për qëllim ofrimin e bursave 100% për vajzat në TIK, nëpërmjet aftësimit profesional për inxhinieri softverike me Akademinë Amerikane “Coding Dojo”, ofrimin e punës praktike me pagesë për studentët, me mundësi punësimi në kompaninë Tive ose lidhe të tyre me tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës.
ICK dhe Tive poashtu do të bashkë-organizojnë ngjarje për komunitetin gjatë vitit 2022, përfshirë punëtori, konferenca dhe ngjarje për promovimin e bizneseve startup.
Kjo është një nismë e re e bashkëpunimit të Innovation Centre Kosovo me kompanitë startup dhe korporatat lidere të sektorit të TIK, me qëllim të aftësimit dhe punësimit të të rinjëve, si dhe fuqizimin e ekosistemit të ndëmarrësisë në vend.
Tive Inc. është kompani startup me bazë në Boston, Massachusetts në SHBA, e cila në treg global është paraqitur si pionier në IoT me produkte e shërbime mjaft unike e të cilat lidhen ngushtë me “IoT in Supply Chain Management” me konceptin e njohur “In-Transit Monitoring”. Tive jep kontribut të veçantë në zhvillimin e platformës së menaxhimit, të monitorimit dhe poashtu në vet zhvillimin e produkteve hardware-ike, dhe MultiSensorëve të vet. Kështu, nga Kosova ofrohet përkrahje profesionale teknike për të gjithë klientët globalisht por edhe për ekipet komerciale të brendshme të TIVE.
Innovation Centre Kosovo (ICK) është lideri i integrimit të rinisë dhe bizneseve startup, duke ndihmuar gjithashtu në perspektivën dhe prosperitetin e përgjithshëm të Kosovës. Nga themelimit të saj në vitin 2012, ICK ka ofruar mundësi të ndryshme për rininë, biznese inovative, tekonologjinë dhe ndërrmarrësinë. Fokusi i ICK-së është që të zgjerojë dhe rrisë kulturën digjitale, të ndihmojë aspiratat e ndërmarrësve të rinj, të krijojë vende të reja të punës, të ndihmojë dhe zhvillojë bizneset në fushën e TIK, si dhe të pajisë të rinjtë me shkathtësi digjitale nëpërmjet trajnimeve të orientuara nga tregu i punës.