Aplikacioni DUA.COM i bërë thirrje gjigantit teknologjik Google që ta njoh Kosovën në platformat e saj.
Bashkë me këtë thirrje është nisur edhe një peticion në internet.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njohur pavarësinë e Kosovës prej vitit 2008, por jo dhe korporatat e mëdha të këtij shteti.
Edhe pse kanë kaluar më shumë se 15 vite nga njohja e pavarësisë, Kosova, megjithëse ka përqindjen më të madhe të përdorimit të internetit në Evropë (96.6%), vazhdon të jetë vendi i vetëm në Evropë pa qasje të plotë në platforma globale.
Për të nënshkruar këtë peticion, mund të klikoni këtu.
Muaj më parë ishte nisur gjithashtu një peticion tjetër ndaj kompanisë Google për ta njohur gjuhën shqipe në dy platformat e këtij rrjeti teknologjik në atë Google Ads dhe Google Adsense.
Nismëtari i këtij peticioni ndaj Google ishte Elton Heta një Web Developer dhe ekspert në IT i cili tha në një intervistë për Telegrafin se ky peticion që nisi vitin e kaluar synon që të mundësojë për çdo shqipfolës njohjen e gjuhës shqipe nga dy platformat e Google.
Ai ka folur lidhur me disavantazhin që paraqet për shqipfolësit në Ballkan mosnjohja e gjuhës shqipe në Google Ads dhe Adsense.
Heta theksoi se nëse do të njihej gjuha shqipe do të kishin përfitime bizneset, agjencitë e marketingut, mediat por, edhe personat që punojnë si ‘freelancers’ dhe ‘youtuberët’.