Site icon Telegrafi

ICK anëtarësohet në rrjetin europian EBAN

“Mirësevini në EBAN” shkruan në fillim të letrës zyrtare dërguar në Innovation Centre Kosovo (ICK) më 30 mars 2017. Bordi i EBAN aprovon kërkesë e ICK-së për anëtarësim në komunitetin ndërkombëtar.

EBAN – Rrjeti Europian i “Engjujve” të Biznesit (Business Angels) është platformë pan-Europiane e investitorëve për biznese në faza të hershme të zhvillimit, e cila mbledhë rreth vetes 150 organizata dhe institucione anëtare, nga 50 shtete. E themeluar më 1999 nga një grup i vogël i investitorëve dhe në bashkëpunim me Komisionin Europian, EBAN sot përfaqëson një fond investiv prej 7.5 miliardë eurosh dhe rural një rol kyç në mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Europë, me qëllim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Nëpërmjet këtij anëtarësimi, ICK i bashkohet organizatave dhe institucioneve kredibile, përbërë nga rrjete investitorësh, federata, akseleratorë biznesesh dhe platforma elektronike investimesh. “Ky partneritet i ri do të na ndihmojë jo vetëm në krijimin e mundësive te reja për investime për bizeset startup, por edhe do të ofrojë programe edukative mbi format e reja te investimeve”, shprehet Uranik Begu, drejtor ekzekutiv i Innovation Centre Kosovo.

Prej tani e tutje, bizneset startup nga Kosova do të kenë qasje më të lehtë në tregun e investimeve, mundësi për bashkëpunim me kompanitë simotra nga Europa, qasje në Qendrën e Resurseve të EBAN, pjesëmarrje në aktivitetet e organizuara nga EBAN si dhe zhvillim të qëndrueshëm nëpërmjet mentorimit e këshillimit nga ekspertë ndërkombëtar.

Anëtarësimi në EBAN është anëtarësimi i katërt me peshë ndërkombëtare për ICK-në, pas EBN (The European Business & Innovation Centers Network), EAI (European Alliance of Innovation) and InBIA (International Business Innovation Association). /Telegrafi/

Exit mobile version