Telegrafi

Icardit nuk i përfundojnë problemet me librin e tij, dënohet edhe ai edhe klubi i Interit

Mauro Icardi dhe Interi janë gjobitur nga FIGC për autobiografinë diskutuese të sulmuesit.

Kapiteni i zikaltërve kishte lëshuar në shtije librin e tij ‘Sempre Avanti’ në tetor, ndërsa aty kishte një fragment që iu referohej tifozëve ultras të klubin për një ndeshje që kishte ndodhur në vitin 2015.

Icardi shkroi se ai mund të “sjellë 100 kriminelët nga Argjentina që do t’i vrasin të gjithë ata, në vendin ku qëndrojnë”.

Libri i Icardit që ka dalë në shitje

Tani FIGC ka marr vendim për këtë çështje duke i gjobitur edhe klubin edhe lojtarin.

Icardi është gjobitur me 13,500 €, ndërsa klubi i Interit me 6,500 €.

Akuza për të cilën janë dënuar lojtari dhe klubi është se Icardi ka lavdëruar sjelljen e dhunshme, duke përdorur edhe fjalë fyese. Fjalë fyese që nxisin dhunë.

Këto gjera janë në kundërshtim me parimet e besnikërisë, integritet dhe ndershmëri, që ky organi kërkon t’i promovojë.

Në ndeshjen kur Icardi ishte zënë me tifozët e Interit

Icardi kohë më parë kishte fshirë atë fragment nga libri i tij, ndërsa për shumë ndeshje ai ishte i fishkëllyer nga tifozët.

Ishte kërkuar edhe heqja e shiritit të kapitenit, por që më vonë lojtari rifitoi zemrat e tifozëve.

Ai do të kthehet në fushë në këtë javë kundër Romës, pas dënimit prej dy ndeshjeve për shkak të sjelljeve anti-sportive në drejtim të gjyqtarit të ndeshjes kundër Juventusit. /Telegrafi/