Mauro Icardi ka marrë pjesë në një seancë të plotë stërvitore me Interin, për herë të parë brenda 40 ditësh.
Argjentinasi ishte shfaqur në Appiano Gentile të enjten e kaluar, mirëpo Sky Sport Italia ka njoftuar se ishte stërvitur vetëm.
🚧 | LAVORI IN CORSO
🌐 Appiano Gentile
➡️ Verso #InterLazio pic.twitter.com/6MoL2RPKn9— Inter ⭐⭐ (@Inter) March 26, 2019
Mirëpo, mëngjesin e të martës, ai është kthyer në stërvitje të plotë me ekipin e Nerazzurrëve.
Icardi është shoqëruar nga Stefan de Vrij, Milan Skriniar e Kwadwo Asamoah që janë kthyer nga kombëtaret, ndërsa aty janë parë edhe presidenti Steven Zhang, menaxheri gjeneral, Giuseppe Marotta dhe drejtori sportiv, Piero Ausilio.
Sky shton se Ivan Perisic, Marcelo Brozovic dhe disa lojtarë të tjerë do t’i kthehen skuadrës ditën e mërkurë, për t’u angazhuar në stërvitje para ndeshjes ndaj Lazios. /Telegrafi/