Telegrafi

Icardi: Vendi i tretë dhe LK nuk janë larg

Mauro Icardi ende beson se Interi mund të përfundojë në vendin që dërgon në Ligën e Kampionëve pas fitores së thellë 5-1 ndaj Cagliarit.

Sulmuesi argjentinas iu kthye golave jashtë shtëpisë në ndeshje ndaj Cagliarit ku fitoi dhe konkretizoi një penallti në Stadio Sant’Elia, gol ky i pari në udhëtim që nga shtatori.

Kjo fitore e thellë kundër skuadrës nga Sardenja ka ngritur moralin e Interit dhe kapitenit të tyre, i cili beson se nëse skuadra i fiton të gjitha ndeshjes në fund do të përfundojnë në vendin e tretë, vend ky që i dërgon në garën më të madhe të ekipeve në Evropë, Ligën e Kampionëve.

“Ishte një humbje e rëndë ndaj Romës, por siç thamë, ata që duan për të fituar duhet të dinë se si të marrin përsëri këmbët e tyre dhe ne e provuar atë sot”, ka thënë fillimisht Icardi për Sky Sport Italia.

“Ne duhet të fitojmë të gjithë ndeshjet e mbetura dhe vendin e tretë nuk është se shumë larg”, përcjell Telegrafi.

“Ne duhet të vazhdojmë të bëjmë mirë dhe në qoftë se do të vazhdojmë të fitojmë, ne me siguri do të jemi atje”.

Icardi shënoi në ndeshjen e sotme, por ka mbetur prapa në garën për golashënuesin e vitit në Seri A, ‘Capocannoniere’, pasi sulmuesi i Torinos, Andrea Belotti shënoi het-trik sot dhe i ka ikur me pesë gola.

“Jam i lumtur për të, ai është duke bërë mirë dhe gjëja më e rëndësishme për mua është që të fitojë Interi. Sot kam ndihmuar dhe kontribuar në golat për ekipin tim dhe kjo më bën të lumtur”, përfundoi kapiteni i Interit. /Telegrafi/