Goli i Mauro Icardit i dha fitoren Interit ndaj Frosinones.
Ky ishte goli i 50-të i argjentinasit në 100 ndeshje me Nerazzurrët dhe me këtë rast ai u pyet se cili është më bukuri.
“Goli i sotëm ishte shumë i bukur, por jo më i bukuri nga 50 që kam shënuar. Me i bukuri është ai kundër Bolognas para dy vitesh, për mua ky gol është më i mirë me fanellën e Interit”, ka thënë Icardi.
Icardi ka shënuar 14 gola këtë sezon në Serie A. /Telegrafi/