Telegrafi

Icardi, transferimi i parë i Newcastle United?

Newcastle United është aktualisht klubi me pronarët më të pasur në botë.

Pak ditë më parë nuk ishte një gjë e tillë, mirëpo në këtë javë, sheikët nga Emiratet e Bashkuara Arabe bën mrekullinë te klubi anglez, duke blerë atë.

Kështu, me sipërmarrjen e tyre, Newcastle mendon të ndërtojë një epokë të lavdishme, ndërsa ka filluar të mendojë për transferimet e janarit.

Mauro Icardi mund të jetë transferimi i tyre i parë, pasi nuk është në planet e Paris Saint-Germain.

Kështu, The Magpies janë duke shpresuar që qysh në janar të përforcojnë skuadrën e tyre dhe sulmuesi argjentinas është dëshira e tyre e parë, raporton Calciomercato.

Në verën e vitit të ardhshëm, Newcastle mund të bëjë mbi 200 milionë euro transferimi dhe pa thyer rregullin financiar, por mbetet të shihet se cili është plani i tyre. /Telegrafi/