Mauro Icardi do të shënonte 40 gola nëse do të shkonte te Napoli i Maurizio Sarrit.
Ulisse Savini që është ia afërt në menaxhimin e lojtarit ka thënë se Napoli ishte i gatshëm të paguante 70 milionë euro pas largimit të Gonzalo Higuain.
“Icardi ishte afër Napolit, që do të bënin ofertë prej 70 milionë euro”.
“Pas turneut amerikan, Interi nuk deshi ta takoj asnjëherë De Laurentiisin’.
“Duke e parë sa ka shënuar Higuain, te Napoli ai do të shënonte 40 gola”.
“E ardhmja? Mendoj që do të qëndroj tek Interi, por nëse ata e shesin do të merrnin 100 milionë euro, pasi ka klauzolë prej 110 milionë euro”, ka thënë Savini. /Telegrafi/