Telegrafi

Icardi: Do të përmirësohem edhe më shumë për Argjentinën

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi thotë se qëllimi i tij është për tu ‘përmirësuar’, kështu që ai mund të thirret pastaj në skuadrën kombëtare të Argjentinës.

Kapiteni i zikaltërve ka qenë në mënyrë të përsëritur i lënë jashtë skuadrës Albiceleste, dhe ka arritur vetëm një paraqitje për vendin e tij deri tani.

Megjithatë, Icardi nuk është shumë i brengosur për mos-thirrjen në kombëtare, pasi mendon të përmirësohet ende.

Lexo po ashtu Bauza: Icardi është i qetë

“Në vitet e fundit unë kam arritur ëndrrën e të luajturit në nivelin më të lartë”, ka thënë fillimisht Icardi në një intervistë për GQ.

“Qëllimi im i ardhshëm është për tu përmirësuar, kështu që unë mund të luajë për kombëtaren e vendit tim”, përcjell Telegrafi.

“A jam unë gjuetar pa lejë? Unë jam duke dhënë edhe shumë asistime këtë vit”.

Lexo po ashtu Icardi: Ftesa nga Argjentina do të ishte një shpërblim

“Për t’i bërë golat, ju gjithmonë duhet të jeni në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Kjo është puna e çdo sulmuesi”.

Icardi është pyetur edhe për golin më të mirë të karrierës së tij, si dhe më të rëndësishmin.

“Më i miri ishte padyshim ai kundër Bolognas i shënuar nga jashtë zonës. Më i rëndësishmi … gjithmonë kundër Juventusit”, përfundoi sulmuesi argjentinas. /Telegrafi/