Mauro Icardi mendon se Interi ka bërë një hap përpara nën drejtimin e Stefano Pioli.
Por paralajmëroi ekipit të mos hedhë tutje këtë ecuri, pasi mundën Lazion me rezultatin e pastër 3:0.
“Bëmë një hap përpara pas rezultateve të mëparshme. Kemi fituar katër ndeshje radhazi dhe ky është një avantazh i madh. Të mos përsërisim gabimet e vitit të kaluar pas pushimeve dimërore”, tha Icardi për Mediaset Premium dhe Sky Sport Italia.
Argjentinasi shënoi dy gola dhe momentalisht kryeson renditjen e golashënuesve me 14 gola në Seria A. /Telegrafi/