Kapiteni i Interit, Mauro Icardi, ka premtuar se ai do të luaj një ditë në Ligën e Kampionëve me skuadrën Nerazzure.
Sulmuesi edhe një herë ka pasur një sezon të mirë për Nerazzurët, duke shënuar 26 gola dhe duke realizuar dy asistime në të gjitha garat.
Sidoqoftë, Interi nuk ka fituar në tetë ndeshjet e fundit dhe sezonin tjetër sërish nuk do të luaj në Evropë.
“Liga e Kampionëve? Po, do të luaj me këto ngjyra. Për shksek se këtë sezon ky ekip më ngriti, është ekipi me të cilin ëndërrojmë bashkë, është ekipi që më ka dhënë nderin dhe përgjegjësinë e kapitenit, një gjë që e mbaj gjithmonë me krenari”.
“Në momente të bukura, por mbi të gjitha në momente të këqija, për këtë dhe për arsye tjera, por mbi të gjitha për shkak se ky është ekip që unë e DUA”, u shpreh Icardi në rrjetin social Instagram. /Telegrafi/