Mauro Icardi besohet se është shumë afër nënshkrimit të kontratës së re me Interin.
Sipas Sport Mediaset, pronari i Interit, Zhang Jindong dhe djali i tij, presidenti Steven, personalisht kanë ndërhyrë në negociatat me Icardin.
Transmetuesi italian me bazë në Milano sqaron se bosët e Interit i kanë ofruar një pagë prej shtatë milionë eurosh dhe një klauzolë prej 180 milionë eurosh për klubet e huaja, valide nga 15 korriku.
Me këtë rast, tashmë konsiderohet se rinovimi i kapitenit të Interit është vetëm formalitet dhe se tashmë po bëhen gati përgatitjet për konfirmimin zyrtar.
Icardi ishte subjekt i spekulimeve kryesisht për shkak të bashkëshortes së tij e cila nxiti shumë spekulime duke mos mbyllur mundësinë e largimit nga Milano.
Vet sulmuesi në mesin e polemikave kërkoi qetësi duke premtuar reflektim mbi situatën.
Fillimisht u besua se Icardi kërkon 10 milionë euro në sezon, por tashmë duket se palët janë pajtuar për një pagë në vlerë shtatë milionë euro në sezon që e bën atë lojtarin më të paguar zikaltër. /Telegrafi/