Telegrafi

Icardi shënon het-trik ndaj Angers, PSG kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Francës

(Foto: Twitter/Paris Saint-Germain)

Paris Saint-Germaini është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Francës pas fitores prej 5-0 përballë Angers.

Kampioni në fuqi i kësaj gare ishte bindës në këtë përballje duke e zhbllokuar rezultatin në minutën e nëntë me golin e Mauro Icardit, i cili u asistua nga Julian Draxler.

Dyfishimi i epërsisë së parisienëve në Parc de Princes erdhi pas një autogoli të Vincent Manceau.

(Foto: Twitter/Paris Saint-Germain)

Në pjesën e dytë, PSG shënoi dy gola të shpejtë, përmes Neymar (65’) dhe Icardi (68’) që realizoi golin e dytë personal.

Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi, e kompletoi het-trikun në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Duke i marrë në konsideratë skuadrat tjera konkurrente që kanë mbetur në garë, Paris Saint-Germaini është favorit për ta fituar sërsh Coupe de la League. /Telegrafi/