Mauro Icardi është duke përgatitur një veprim ligjor për të ndërprerë kontratën e tij me Interin për shkak të një ngacmimi apo tallje në grup në vendin e punës.
Sulmuesi argjentinas është njoftuar se nuk është më pjesë e planeve të ekipit dhe trajneri i ri Antonio Conte nuk e dëshiron atë në kampin stërvitor para-sezonal.
Ai po refuzon destinacione të ndryshme dhe këmbëngul se dëshiron të mbetet në Inter, ose të paktën të shkojë në Juventus.
Gazeta La Repubblica sugjeron se Icardi dhe gruaja e tij Wanda Nara, e cila gjithashtu vepron si agjente e tij, po shikojnë një rast të mundshëm gjyqësor kundër klubit.
Icardi do të padisë për bullizëm – një term ligjor që i referohet ngacmimit që e detyron dikë të largohet nga vendi i punës përmes kërcënimit dhe izolimit.
Nëse Icardi dëshiron ta bëjë këtë dhe të largohet nga Interi atëherë mund të ndjek precedentin e vendosur më herët nga Goran Pandev kur paditi Lazion për një përfundim të hershëm të kontratës.
Në rast se pranohet padia atëherë lojtari do të lejohej që të largohet menjëherë si lojtar i lirë, edhe pse kontrata e tij me Interin shkon deri në qershor 2021.
Problemet filluan të gjitha kur atij iu hoq shiriti i kapitenit për arsye që mbeten të paqarta edhe sot dhe tani është rasti ku ai do të fillojë ndërtimin e çështjes së tij.
Nga ana tjetër, klubi mund të argumentojë se Icardi refuzoi të rifillojë trajnimin pas kontrolleve për një dëmtim në gju që testet treguan se ishte minimal. /Telegrafi/