Telegrafi

Icardi – Perisic, dyshja që po mban gjallë Interin

Interi ka fituar edhe ndaj SPAL në Serie A.

Kjo ishte fitorja e tretë kampionate për sezonin 2017/18.

E para ishte ndaj Fiorentines me rezultat 0-3, pastaj kundër Romës me rezultat 1-3 dhe tani kjo ndaj skuadrës së drejtuar nga Leonardo Semplici.

Për këto suksese më meritorë janë Mauro Icardi dhe Ivan Perisic.

Dyshja sulmuese kanë marrë pjesë në çdo gol të Interit, qoftë duke shënuar apo asistuar.

Icardi deri më tani ka pesë gola, ndërsa Perisici dy gola dhe tre asistime. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=sZh6uFQCxVU