Mauro Icardi është kthyer zyrtarisht në skuadrën e Interit. Ai është përfshirë në listën e plotë të lojtarëve që do të luajnë kundër Genoas të mërkurën.
Argjentinasi ka qëndruar rreth dy muaj jashtë ekipit për shkak të problemeve me klubin dhe trajnerin Luciano Spalletti, ndërsa kjo është hera e parë që përfshihet në ekip.
Akoma nuk duhet nëse do të luajë nga fillimi apo do të inkuadrohet më vonë gjatë ndeshjes, por ajo që dihet është se Nerazzurrët nuk kanë opsione në sulm.
Lautaro Martinez është i lënduar dhe nuk mund të luajë, ndërsa po ashtu edhe Stefan de Vrij ka mbetur jashtë. Pjesë e skuadrës janë dy lojtarët e ekipit të të rinjve, Facundo Colidio dhe Eddy Salcedo.
Skuadra e plotë e Interit për ndeshjen ndaj Genoas:
Handanovic, Padelli, Berni; Ranocchia, Asamoah, Cedric, Miranda, Dalbert, D’Ambrosio, Skriniar, Gagliardini, Vecino, Nainggolan, Joao Mario, Valero, Perisic, Brozovic; Icardi, Keita, Politano, Colidio, Salcedo, Candreva. /Telegrafi/