Maruo Icardi vazhdon të jetë shpëtimtari i Interit edhe në këtë fillim sezoni.
Me dy golat ndaj Pescaras, kapiteni i Nerazzurrëve tashmë ka tre gola në sezonin 2016/17.
Me këtë rast Icardi ka parakaluar brazilian Ronaldo, i cili kishte 49 gola me Interin.
Icardi në 94 paraqitje me fanellën zikaltër në Serie A ka shënuar 50 gola.
Për atë gjatë verës kishin shfaqur interesim shumë skuadra, por Interi i ka refuzuar të gjitha pasi sulmuesi argjentinas është në qendër të projektit të së ardhmes për klubin nga Milano. /Telegrafi/