Interi ka ngritur epërsinë përballë Sampdorias në 3-0.
Ishte përsëri Mauro Icardi ai që gjeti rrjetën.
Sulmuesi argjentinas mori një pasim nga Perisic dhe nga afër nuk e kishte të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë.
Ky ishte goli i 11-të i Icardit në këtë sezon në Serie A, ndërsa të 10-tin e shënoi në pjesën e parë.
Interi me këtë fitore është duke shkuar sigurt drejt fitores, ku do t’i kishte 26 pikë. /Telegrafi/