Telegrafi

Icardi nuk luan për Interin pa ia kthyer shiritin e kapitenit

Mauro Icardi . (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Kriza e madhe mes Interit dhe Mauro Icardit edhe pse është zvogëluar paksa në ditët e fundit, ka ende tension.

Lajmi i fundit që transmetohet nga Gazzetta dello Sport është se argjentinasi nuk do të dal në fushë për Interin pa ia kthyer shiritin e kapitenit.

Lojtarit të enjten e shkuar shiriti i është larguar nga klubi, duke iu dhënë portierit veteran Samir Handanovic.

Mauro Icardi . (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Ka qenë Wanda Nara që i ka thënë Interit ta rivendosë kapiten Mauro Icardi, ose sulmuesi kurrë nuk do të luajë për klubin.

Lexo po ashtu Presidenti i Interit, Zhang: Icardi nuk ka asnjë shans të bashkohet me Juventusin

Sipas Gazzetta dello Sport, Wanda i ka kërkuar gjithashtu Interin të kërkojë falje për Icardin dhe për ‘vuajtjen’ që ia kanë shkaktuar burrit të saj pas marrjes së shiritit.

Mauro Emanuel Icardi e Wanda Nara (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Argjentinasi nuk ka luajtur për nerazzurrët në dy ndeshjet që nga shpërthimi i polemikave, kundër Rapid Viennas dhe Sampdorias.

Lexo po ashtu Wanda Nara fillon të qajë në emision, ndërsa telefonon Marotta: Kemi besim të plotë te Icardi, së shpejti takimi për rinovimin e kontratës

Në anën tjetër Sky Sport Italia shton se sulmuesi e kaloi ditëlindjen e tij duke iu nënshtruar fizioterapisë për të trajtuar inflamacionin në gjurin e tij të djathtë. /Telegrafi/