Kriza e madhe mes Interit dhe Mauro Icardit edhe pse është zvogëluar paksa në ditët e fundit, ka ende tension.
Lajmi i fundit që transmetohet nga Gazzetta dello Sport është se argjentinasi nuk do të dal në fushë për Interin pa ia kthyer shiritin e kapitenit.
Lojtarit të enjten e shkuar shiriti i është larguar nga klubi, duke iu dhënë portierit veteran Samir Handanovic.
Ka qenë Wanda Nara që i ka thënë Interit ta rivendosë kapiten Mauro Icardi, ose sulmuesi kurrë nuk do të luajë për klubin.
Sipas Gazzetta dello Sport, Wanda i ka kërkuar gjithashtu Interin të kërkojë falje për Icardin dhe për ‘vuajtjen’ që ia kanë shkaktuar burrit të saj pas marrjes së shiritit.
Argjentinasi nuk ka luajtur për nerazzurrët në dy ndeshjet që nga shpërthimi i polemikave, kundër Rapid Viennas dhe Sampdorias.
Në anën tjetër Sky Sport Italia shton se sulmuesi e kaloi ditëlindjen e tij duke iu nënshtruar fizioterapisë për të trajtuar inflamacionin në gjurin e tij të djathtë. /Telegrafi/