Telegrafi

Icardi: Ndeshjet e mëdha, vendosen nga gjëra të vogla

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, ka folur pas humbjes ndaj Romës për kanalin zyrtar të zikaltërve.

Argjentinasi ka thënë se duhet të vazhdojnë të besojnë objektivat, por gjithmonë të shikojnë vetëm vetën.

“Në një ndeshje me dy skuadra të mëdha diferencën e bëjnë gjërat e vogla. Goli im ishte një goditje, por tani erdhi i treti i Romës”.

“Jemi përgatitur mirë në mesjavë, Nainggolan ka bërë dy gola të bukur, nuk kam shumë për t’u shtuar këtu”.

“E përsërisë, duhet të shikojmë vetëm vetën tonë dhe në fund shikojmë si kanë ecur gjërat”.

“Shansi i humbur në fillim të ndeshjes? E kam ndalur me gjoks, por topi vazhdonte të kërcente pastaj erdhi edhe mbrojtësi kundërshtar. Nuk mund të bëjë gol në çdo gjuajte në portë (buzëqeshë)”, ka thënë Icardi. /Telegrafi/