Kapiteni i Interit, Mauro Icardi, ka thënë se ndeshja ndaj Sassuolos është e vështirë, por do të bëjmë gjithçka për ta filluar vitin e ri mirë me fitore nga ai i kaluari.
Nerazzurrët humbën ndaj Udineses të shtunën duke e humbur edhe vendin e parë në renditje.
Klubi e ka mbajtur sot festën e Krishtlindjeve, ndërsa kapiteni ka folur disa fjalë për skuadrën.
“Sot vijmë këtu nga një rezultat aspak i mirë”.
“Por jemi duke i festuar Krishtlindjet së bashku, për të festuar rrugëtimin e mirë që e kemi pasur deri më tani”.
“Sassuolo po luan mirë në vitet e fundit, ne e dimë këtë, do të jetë e vështirë kundër tyre, pasi luajnë të bashkuar dhe definitivisht do të jetë një ndeshje e mirë”.
“Do të bëjmë gjithçka që ta nisim vitin e ri mirë”, ka thënë Icardi.
Interi aktualisht është në vendin e tretë në Serie A me dy pikë më pak se Napoli që është lider dhe një pikë më pak se Juventusi që është i dyti. /Telegrafi/