Site icon Telegrafi

Icardi mungon ndaj Crotones për shkak të lëndimit

Interi ka konfirmuar se Mauro Icardi nuk do të luaj ndaj Crotones.

Situata për Nerazzurët ka shkuar nga keq, në edhe më keq.

Pas barazimit ndaj Spalit, Mauro Icardi ka pësuar një dëmtim muskulor, i cili do ta lë atë jashtë ndeshjes ndaj Crotones – së paku, derisa të kryhen ekzaminimet tejra.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Interi

“Mauro Icardi është dërguar për ekzaniminme në spitalin e Rozzzanos ku atij i është gjetur një zgjatje e muskulit të kofshës së djathtë”.

“Data e rikthimit të sulmuesit Nerazzur do të caktohet në ditët në vijim”, thuhet në një komunikatë të Interit.

Icardi ka qenë subjekt i spekulimeve për një kalim te Real Madridi, një transferim që megjithatë nuk do të realizohet.

Icardi mbetet top golashënuesi i Interit këtë sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version