Site icon Telegrafi

Icardi mund të startojë ndaj Lazios

Mauro Emanuel Icardi (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Mauro Icardi mund të rikthehet të luajë për Interit dhe atë si titullar kundër Lazios të dielën, pasi bashkëlojtari i tij, Lautaro Martinez po vuan nga lodhja e madhe.

Martinez luajti për 60-të minuta në fitoren 1-0 të Argjentinës kundër Marokut të martën dhe Gazzetta dello Sport njofton se ai do t’i nënshtrohet testeve mjekësore (sot).

21-vjeçari filloi të dyja ndeshjet e Argjentinës gjatë pushimit ndërkombëtar, pavarësisht se ishte një rezervistë i Icardit te Interi deri në muajin e kaluar.

Lexo po ashtu Icardi rikthehet në stërvitjet e Interit, mund të luajë kundër Lazios

Shanset e Lautaros për t’u përballur me Lazion janë konsideruar shumë të ulëta, edhe nëse testet tregojnë se ai ka lodhje të muskujve.

Icardi ka rreth dy muaj që nuk luan me Interin (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Kjo mund të hapë derën për rikthimin e yllit argjentinas, Icardit, pasi tashmë ai ka rifilluar trajnimin me ekipin e parë që disa ditë.

La Gazzetta shton se 26-vjeçari, të cilit iu hoq shiriti i kapitenit të Nerazzurrëve muajin e kaluar – do të bisedojë me shokët e tij të enjten për të qartësuar përfundimisht raportet me ta. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Skriniar: Nuk kemi probleme me Icardin
Exit mobile version