Telegrafi

Icardi mund të jetë sulmues klasi, por me raste di të ‘zhduket’

Interi ka humbur ndaj Romës me rezultat 2-1.

Në këtë takim sulmuesi i Interi, Mauro Icardi, ishte ‘inegzistent’, përveç te goli i Ever Banegas kur asistoi.

Lexo po ashtu Icardi lihet prapë jashtë nga Përfaqësuesja e Argjentinës

Argjentinasi nuk arriti të gjuajë asnjë herë në portën kundërshtare ndaj Romës dhe kjo ishte hera e dytë që i ndodh këtë sezon në Serie A.

Gjithsesi, përkundër kësaj statistike jo të mirë, Icardi në shtatë ndeshjet e para ka gjashtë gola dhe dy asistime. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=RRZe_jkrKV8