Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, ka thënë se ai nuk e ka synim që të largohet nga Interi.
Argjentinasi së fundmi ka qenë i lidhur me një kalim në kampionatin anglez, por ai mohon një gjë të tillë.
“Eshtë storia e njëjtë secilin vit. Secilin vit unë lexoj se po largohem në gazeta. Por, jam i lumtur këtu. Unë kënaqem duke qenë kapiten i Interit, duke qenë sulmuesi i ekipit dhe duke shënuar”.
“Natyrisht, unë dua që të fitoj trofe, por dua që ta bëj këtu te Interi, ashtu sikurse shumë që kanë bërë para meje. Vitin e ardhshëm unë do të luftoj për titullin në Serie A dhe kualifikim në Ligën e Kampionëve”, u shpreh Icardi. /Telegrafi/