Është arritur një marrëveshje mes klubit dhe Mauro Icardit, pas zhurmës së madhe të krijuar në ditët e fundit.
Lojtari kishte shkruar disa fjalë në librin e tij që nuk iu kanë pëlqyer tifozëve të flakët të Interit që njihen si ‘Curva Nord’.
Icardi do të mbetet kapiten i Interit dhe lider i kësaj skuadre, ndërsa pritet që të modifikohen faqet e librit të tij ku ka folur për tifozët e Interit, sipas faqes së afërt me klubin internews.
Edhe kapiteni ka postuar diçka në faqen zyrtare. “Nuk të lë kurrë vetëm”, ishin fjalët e tij me një foto koto ku shihet shiriti i kapitenit.
Tifozët e Interit që janë më ultras kanë kërkuar që atij t’i hiqet kapiteni dhe të largohet nga klubi. /Telegrafi/
A photo posted by Mauro Icardi (@mauroicardi) on