Site icon Telegrafi

Icardi mbetet besnik i Interit: Dua të bëhem si Zanetti

Interi si duket ka gjetur një kapiten besnik që do të qëndrojë gjatë në klub.

Pasi më parë kishte një futbollist fantastik si Javier Zanetti që nuk e tradhtoi kurrë, tani Inter ka në radhët e veta Mauro Icardin.

Një tjetër argjentinas që ka marrë shiritin e kapitenit në moshë të re dhe falë golave të tij ai ka ngritur edhe vlerën.

Icardi ka dhënë një intervistë për Gazzetta dello Sport ku ka thënë se dëshiron të mbetet edhe gjatë në Inter për tu bërë si Zanetti.

“Është një nder i madh për mua që të krahasohem me një legjendë si Javier”.

“Ai është gjysma e historisë së Interit dhe dua të bëhem si ai. Do të dua të jem edhe pas 10 viteve kapiten i kësaj skuadre”, tha argjentinasi.

“Kur të jem afër skadimit të kontratës do të ulem me drejtuesit të bisedojmë për të rejën. Dua ta mbyllë karrierën këtu”, deklaroi Icardi. /Telegrafi/

Exit mobile version