Mauro Icardi ishte kritik ndaj ish-trajnerit të Interit, Walter Mazzarri, duke vënë në dukje se Roberto Mancini ishte i pari që i kërkoi të bëj gjëra të tjera jashtë zonës.
Sulmuesi argjentinas u pyet në lidhje me kritikat për normën e tij të punës gjatë ndeshjeve, duke këmbëngulur se ai bëri vetëm atë që kërkohej prej tij.
“Sipas mendimit tim, jam një qendërsulmues dhe çfarë duhet të bëj është shpërndarja e mbrojtjes. Askush nuk e shikon atë, por është e dobishme”, ka thënë fillimisht Icardi për Inter Channel.
“Unë pothuajse shkoj në sulm dhe tërheq mbrapa mbrojtësit. Ne luajmë me tre futbollistë prapa meje dhe nëse e shpërndaj mbrojtjen, atëherë ata që janë pas meje fitojnë më shumë hapësirë për të dalë përpara”, përcjell Telegrafi.
“Kur arrita në Inter, isha një qendërsulmues i cili qëndronte në zonë dhe kjo ishte e gjitha”.
“Me Mazzarrin isha vetëm në zonën e penalltisë dhe kjo ishte e gjitha. Mancini ishte i pari që më kërkoi të bëja gjëra të tjera”, përfundoi sulmuesi argjentinas. /Telegrafi/