Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, thotë se loja e tij është transformuar nga trajneri aktual, Roberto Mancini.
“Unë kamk ndryshuar shumë. Stili im këtë vit iu afrua atij që e pata te Sampdoria, kur vrapoja pas topit”.
“Mancini gjithmonë më thotë se një gol është shpërblim për ekipin. Ideja është që të kem sezone të mira dhe ne patëm një gjysmë perfekte të sezonit”.
“Më pas erdhi një periudhë e zezë e sezonit që na e largoi gjithë punën e mirë të bërë”, potencoi Icardi. /Telegrafi/