Telegrafi

Icardi: I lumtur për vetën dhe Interin, mbi të gjitha është fitorja

Mauro Icardi pas ndeshjes ndaj Milanit ka thënë nuk mund t’i përshkruajë emocionet e fitores.

Interi fitoi me rezultat 3-2 dhe të gjithë golat u shënuan nga Mauro Icardi dhe se tani sytë janë nga Napoli.

“Të marrësh topin në shtëpi është ndjenjë speciale, nuk mund të përshkruaj”, ka thënë sulmuesi për Mediaset Premium.

Lexo po ashtu Statistikat dhe rekordet e vendosura nga Icardi pas ndeshjes kundër Milanit (Foto/Video)

“Fola me disa nga bashkëlojtarët dhe i thash se do shënoja sot. I lejoj kritikët të flasin dhe pastaj bëjë atë që duhet bërë në fushë. Ndihmoj skuadrën dhe shënoj gola. Nuk mund të shënosh gjithmonë, por unë jam i lumtur për vetën dhe Interin, mbi të gjitha është fitorja”.

Me humbjen e Juventusit këtë javë, Interi ngjitet në pozitën e dytë me dy pikv se Napoli, me të cilët do të luajnë javën e ardhshme.

“Ende është herët të flasim për Scudetton. Jemi duke i bërë gjërat në rrugë të drejtë që nga para-sezoni dhe tani duhet të mendojmë për ndeshjen e ardhme ndaj një kundërshtari të madh si Napoli”.

“Është një ndeshje speciale për mua, pasi ata janë lider dhe luajnë futbollin më të mirë në Evropë”, ka shtuar Icardi. /Telegrafi/