Mauro Icardi është në krye të listës së largimeve nga Paris Saint German.
Sulmuesi argjentinas është pjesë e parisienëve që nga viti 2019, por realisht asnjëherë nuk ka arritur që të jetë pjesë e rregullt e formacionit bazë.
Me ardhjen e Messit në Parc de Princes, hapësirat e Icardit janë minimizuar shumë dhe ai nuk po ka minutat e duhura.
L’Equipe ka raportuar se PSG e ka nxjerr në shitje dhe Icardi është lojtari i parë që do të largohet nga gjiganti francez gjatë janarit.
Parisienët duan të fitojnë rreth 50 milionë euro nga shitja e tij, por kjo shumë është shumë vështirë të paguhet nga klubet, sidomos në afatin e dimrit.
Juventusi mbetet skuadra favorite për ta marrë argjentinasin, por oferta për të ka edhe nga Anglia me Newcastle United e West Ham që e duan.
Largimi i 28-vjeçarit nga Parc de Princes është i pashmangshëm, por mbetet të shihet skuadra e tij e re. /Telegrafi/